Mbrapa stacionit të autobusëve në Mitrovicë,Policia e Kosovës kap një person me armë dhe narkotik

Në një operacion antidrogë, Policia e Kosovës sekuestroi sot një armë automatike pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur tri qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 0.99 gram.
“Në konsultim me Prokurorin Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është realizuar kontroll në banesën e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të banesës është gjetur një armë e gjatë automatike me një karikator që përmbante 17 fishekë të kalibrit 9×19 mm, si dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët.
Armët dhe substanca e dyshuar narkotike janë fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar nga njësia e Krimteknikës Rajonale.”, thuhet në komunikatën e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.







