
Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet për shitblerje të substancave narkotike.
Ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2026 rreth orës 17:00 në fshatin Shupkovc, ku njësitet policore, bazuar në informacione operative, kanë ndërhyrë në lokacion.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari Leotrim Behrami janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë (10) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale rreth 10.43 gram.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa substanca është konfiskuar nga Policia.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Blerje, shitje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.








