Medi
02KOSOVËLAJME

Policia po kontrollon automjetet në veri pas lajmeve për rrëmbimin e qytetarëve serbë nga grupet kriminale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka rritur kapacitetet policore në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale në veri të vendit, pas raportimeve për rrëmbimin e qytetarëve serbë të veriut nga strukturat kriminale serbe, shkruan “Mitropol”.

Andaj, konfrom kësaj, PK ka konfirmuar se përveç angazhimeve aktive, janë vendosur edhe pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore.

Tripika

Policia tha se po trajton me seriozitet informatat për rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serb nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. dhe janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre.  

KOMUNIKATA E PLOTË: 

Rrëmbimet e qytetarëve serb në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës i trajton me seriozitet

Kërcënimet dhe rrezikimi i sigurisë së qytetarëve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ka krijuar rrethana të domosdoshme në ngritjen e kapaciteteve policore në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale.

Në funksion të kësaj përveç angazhimeve aktive, janë vendosur edhe pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore.

Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serb nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Policia Kosovës, njësitet përkatëse të saj, janë duke trajtuar me seriozitet këto informata dhe janë duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre.  

Policia e Kosovës, falënderon qytetaret për bashkëpunimin e vazhdueshëm ofrimin e informatave të rëndësishme për  adresimin efikas të këtyre veprimeve kriminale që si tendencë kanë krijimin e panikut dhe frikës tek qytetarët e vendit tonë.

Koha