Pantiq sot fle në shtëpi, por policët e Kosovës qe 19 ditë të bllokuar në Jarinjë shkaku i barrikadave të ngritura për te

Ish-polici serb, Dejan Pantiq, i cili ndodhej në paraburgim si i dyshuar për sulm me mjet shpërthyes ndaj zyrave të Këshillit Komunal Zgjedhor tek Tre Rrokaqiejt në veri u lirua sot në arrest shtëpiak.
Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale ia ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpiak. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
Por, policët e Policisë së Kosovës të cilët ndodhen në stacionin në Jarinjë, ndodhen ende të bllokuar aty tash e 19 ditë, shkruan “Mitropol”.
Arsye për këtë janë barrikadat e ngritura nga strukturat kriminale serbe në rrugët që lidhin me Jarinjën.
Barrikada veç në Jarinjë ka edhe në 12 pika të tjera në të katër komunat veriore të Kosovës.
Policët e Kosovës vazhdojnë të mbeten të bllokuar, gjersa ish-polici serb i dyshuar për terrorizëm lirohet për në shtëpi./Mitropol/







