Medi
02LAJME

Mësuesja Arbenita Rrustemi përgatitë ambient festiv për nxënësit për Vitin e Ri, edhe nxënësit nga veriu festuan hareshëm

Gjatë muajit të fundit veriu i vendit ka qenë zonë e shpërthimeve, barrikadimeve e parregullësive të shumta.

Për t’ua lehtësuar sadopak shqetësimin nëpër të cilin kaluan, mësuesja e shkollës fillore “Eqrem Çabej”, Arbenita Rrustemi u përgatiti nxënësve të saj nga jugu e edhe nga veriu një ambient festiv me rastin e ardhjes së Vitit të Ri 2023, njofton “Mitropol”.

Tripika

Veç ambientit të zbukuruar, nxënësit e klasës ½ i vizitoi edhe karakteri i babadimrit.

E tërë shkolla shfrytëzoi ambientin e krijuar për të realizuar fotografitë e fundvitit në këtë klasë, të dekoruar falas nga kompania Iso-Dekor M&M për nxënësit e kësaj shkolle./Mitropol/

Pellini