
Dy ditë më parë “Mitropol” publikoi një sondazh ku pyeti se cili ishte drejtori/drejtoresha më i/e suksesshëm për vitin 2022 nën qeverisjen e Bedri Hamzës në Mitrovicë.
Sondazhi mori gjithsej 208 komente, prej të cilëve pati edhe komente të pavlefshme.
”Mitropol” llogariti edhe votat e dyfishta nëpër komente, duke e arritur numrin prej 205 votave të vlefshme.
Bazuar në përgjigjet e respodentëve, drejtori më i votuar ishte drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi me gjithsej 55 vota.
Menjëherë pas tij vie drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ferdi Kadriu me 36 vota, pasuar nga drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit, Edison Tërnava me 31 vota të vlefshme.
Drejtori me më së paku vota ishte Artan Berisha me veç dy vota në total.
”Mitropol” do vazhdoj me organizimin e sondazheve që masin opinionin publik.








