
Një veturë është rrotulluar dhe ka rënë në lumin Ibër pak më parë në veri të vendit në afërsit të Zubin Potokut, njofton “Mitropol”.
Ekipet policore nga stacioni jugor i Mitrovicës bashkë me zhytës nga klubi i zhytjes “Trepça” tashmë ndodhen rrugës për t’u dalë në ndihmë personave që dyshohen se kanë rënë me veturë në ujërat e Ibrit.

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen ekipi i zjarrëfikësve dhe ekipi i shëndetësisë me auto-ambulancë.
Dyshohet që në veturë të jenë një deri në dy pasagjerë, gjersa vet serbët kanë telefonuar Policinë e Kosovës për t’u dalë në ndihmë personave të ngujuar brenda makinës./Mitropol/








