Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Minatorët e Trepçës futen në grevë

Minatorët e Trepçës prej sot ndodhen në grevë, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burime brenda minierës.

Arsye për këtë siç mëson “Mitropol” është mospagesa e shujtave të ushqimit me arsyetimin se e njejta do kryhet në fund të muajit.

Premium Store

Por veç kësaj, as masa 3.6 e pagesës prej 100 eurosh e premtuar nga Qeveria e Kosovës nuk është realizuar fare.

Si shenjë e grevës minatorët po refuzojnë të zbresin poshtë nëpër horizonte.

Kujtojmë se grevat e minatorëve janë të shpeshta, meqë shumëherë atyre nuk u plotësohen kushtet për punë dhe nuk u merren parasyshë kërkesat./Mitropol/

Weelnes