
Pak minuta më parë një veturë e Policisë së Kosovës ‘zbarkoi’ në sheshin e qytetit në Mitrovicë.
Arsyeja për këtë ‘vizitë’ të policisë sipas dëshmitarëve është arrestimi që iu bë një personi.
I njejti siç thanë dëshmitarët u shoqërua për në stacionin policor në Mitrovicë, gjersa ende nuk dihet arsyeja e arrestimit.
”Mitropol” ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovë dhe ndodhet në pritje të një përgjigjeje në lidhje me rastin.









