Aurora Group
LAJME

Turqia nuk gjen qetësi, goditet sërish nga një tërmet

 

Një tërmet prej 5,2 shkallësh të Rihterit ka goditur Turqinë në orët e para të së premtes.

Aurora Group

EMSC – organizatë e pavarur shkencore për tërmetet, ka shkruar në Twitter se tërmeti ka ndodhur në Goksun të Turqisë.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti kishte në një thellësi prej 6.5 kilometrash.

Tërmeti ndodhi në orën 5:53 të mëngjesit me orën lokale.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.

Premium Store