Dëshmia e varfërisë së madhe në Mitrovicë – Një lokal zbret të gjitha produktet në 5€, krijohen radhë të gjata me myshterinj

Gjendja e dobët ekonomike e shumë familjeve në Kosovë tashmë është kthyer në një fenomen. Prijatare e listës së qyteteve me më së shumti familje me gjendje të vështirë ekonomike është Mitrovica.
Bazuar edhe në statistikat zyrtare, numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Mitrovicë është mbi 2 mijë.
Një dëshmuese e fortë e gjendjes së dobët ekonomike në Mitrovicë është edhe një video e realizuar sot, të cilën një lexues e ka dërguar në “Mitropol”.
Në video shihet radha e gjatë e njerëzve që janë grumbulluar për të blerë këpucë e çanta në një lokal që ka zbritur çmimet e të gjitha produkteve në 5 euro.
Kjo video ngjallë ndjenjën e dhimbshme për gjendjen në të cilën është katandisur Mitrovica, dikur ndër qytetet më të zhvilluara në Kosovë./Mitropol/







