
Kohëve të fundit numri i shtuar i aksidenteve të trafikut si shkak i pakujdesisë, është bërë shqetësuese.
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një vetaksident në lagjen e Tavnikut, përkatësisht në rrugën “Driton Veliu”, shkruan Mitropol.
Siç shihet në fotografi vetura e tipit smart ka goditur rrethojat e një shkolle me ç’rast është shkaktuar një vetaksident.
Përpos dëmeve materiale,nuk dihet ende për të lënduar.
Vetëm gjatë javës së kaluar, në vendin tonë kanë ndodhur mbi 50 aksidente trafiku, 3 prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet./Mitropol/








