
Gjatë ditës së sotme, Mitropol ka raportuar për një aksident që ka ndodhur në Tavnik të Mitrovicës.
Siç ka bërë të ditur Policia për “Mitropol” në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë janë lënduar pesë persona.
“Në ora 15:00, është raportuar se në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime.”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti për “Mitropol”.
Lidhur me ngjarjen, është prononcuar për Mitropol edhe vëllau i njërës nga viktimat e përfshira në aksident.
Ai ka informuar se vetura e cila përfundoi duke u goditur në rrethojat e një shkolle, ka qenë në shpejtësi të madhe dhe si pasojë ka goditur pesë vajza.
Njëra nga vajzat është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK, ndërsa katër viktimat e tjera kanë marrë lëndime të lehta trupore./Mitropol/








