
Një pacient është larguar nga Qendra Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime të premten dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një infermier i kësaj qendre e ka raportuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Qendrën Integruese ka raportuar se një pacient i kësaj qendre, mashkull kosovar është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Sot Mitropol raportoi edhe për një rast të kësaj natyre në Mitrovicë.
Një grua e cila po trajtohej në Qendrën e Shëndetit Mendor është larguar nga kjo qendër në rrethana të panjohura.
Drejtoresha e kësaj qendre ka lajmëruar Policinë e Kosovës dy ditë pasi ka ndodhur rasti.
“Ankuesja femër kosovare, drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor, ka raportuar se nga kjo Qendër është larguar pacientja-viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë./Mitropol/








