Slloveni: Iu dogj shtëpia, vdes kosovari

Një kosovar ka humbur jetën, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e lënduar, në Maribor të Sllovenisë.
Ngjarja tragjike ndodhi pasi atij iu dogj shtëpia, transmeton Mitropol.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Slloveni.
“Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës”,thujet







