Aurora Group
KOSOVËLAJME

Masat kundër pirjes së duhanit, shqiptohen 160 gjoba për shkelësit

Me 16 Shkurt të këtij vitit ministri i Bujqësisë, Faton Peci,  ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

Ministri pati njoftuar se ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në terren.

Medi

Front Online ka kontaktuar zyrtarin për Informim në AUV, Lamir Thaçin, për ta pyetur se a po gjen zbatim kërkesa e ministrit Peci.

Thaçi tha se janë realizuar 816 inspektime ku janë hasur 160 raste të shkeljes së ligjit.

Ai ka bërë të ditur edhe shumën e gjobave që personat do të gjobitën në rast se nuk respektojnë ligjin.

“Gjoba për qytetarët është 50 euro, për personat përgjegjës është 800 euro ndërsa për persona juridik është 3 mijë euro. Nga dita e enjte deri me tani janë raportuar rreth 816 inspektime ku në 160 prej tyre janë shqiptuar masa sanksionuese të përcaktuara me ligj”, u shpreh Thaçi.

Zyrtari nga AUV-i tha se thirrja e ministrit Peci për respektim të ligjit për duhanin, ka dhënë efekt.

Ai thotë se ekipet e inspektoratit sanitar kanë prioritet mbikëqyrjen e këtij ligji në hapësirat e mbyllura.

 “Ka ngritje të nivelit të respektimit të ligjit. Jemi duke pranuar komente se janë duke e  mirëpritur masa e gjerë. Po ashtu thirrja e  komunikuar nga  Ministri se toleranca do të jetë zero ndaj secilit shkelës qe haset në inspektim. Ka dhen efektin,  duke i bere me dije se shkelësit nuk do të sanksionohen”, deklaroi Thaçi.

Thaçi tha se AUV-i është duke u përballuar me kapacitete të kufizuara të inspektorëve.

“AUV, ka kapacitete të kufizuara me inspektorë në të gjitha sektorët,  tani e një kohë të gjatë. Jemi në pritje të organizimeve të inspektorëve sipas ligjeve të reja. Gjatë kësaj kohë dhe po sa të përfundojë do të dimë saktë edhe numrin e inspektorëve qe do të angazhohen në kuadër të AUV-së sipas sektorëve”, theksoi Thaçi.

Ndryshe, ministri i Bujqësisë ka deklaruar se  në ditën kur qytetaret shohin vendosmërinë e shtetit, për ta bërë të zbatueshëm një rregull qe bëhet për ta ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre ata menjëherë ndryshojnë sjellje dhe e përqafojnë e mirëpresin. Ata të cilët në çfarëdo forme tentojnë ti shkelin rregullat, sigurisht që do të përballen me masën ndëshkimore qe e ka përcaktuar ligji.

Koha