Medi
KOSOVËLAJME

Në veri të Kosovës digjen tri vetura pas mesnate

Mbrëmë pas mesnate në veri të vendit janë djegur tri automjete të cilat iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, shkruan Mitropol.

Veturat e djegura kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.

Weelnes

Të tri veturat e djegura kanë qenë të regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Me udhëzim të prokurorisë rastet janë iniciuar si ‘zjarrvënie’ dhe procedurat në zbardhje të rrethanave janë duke vazhduar./Mitropol/

Premium Store