
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.
Garda Kombëtare që është njësia kryesore e FSK-së, me kapacitete të reagimit në emergjenca civile duke përfshirë kapacitet e njësisë së Kërkim Shpëtimit (KSH), në bashkëpunim me njësinë e Operacioneve Speciale, me qëllim të demonstrimit të aftësive për planifikim dhe ekzekutim të operacioneve të KSH malor demonstruan: Evakuimin e të lënduarve me teleferik; Operacionet me motor-ski; Operacionet e Kërkim-Shpëtimit me K9 (qen); Kërkim-Shpëtimi në Ortek; Trajtimin e të lënduarve dhe Qitjet me precizitet të lartë dhe aktivitete tjera.
Ministri Mehaj ka thnë se ky aktivitet gjithashtu shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile (MUAC) sipas mandatit dhe misionit të Forcës.
“Përgëzoj udhëheqësinë e njësive për profesionalizimin e treguar në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e këtij demonstrimi” – ka përfunduar Mehaj.









