“Qe një javë s’jam duke fjetur rehat…” – Këngëtari Rexha me lotë në sy rrëfen historinë e dhimbshme të babait të tij

Këngëtari kosovar, Labinot Rexha përmes një statusi në facebook ka njoftuar se e ka gjetur personin i cili sipas tij e ka marrë babain e tij e më pas e kanë keqtrahtuar.
“Një post bllok i krijuar nga policia dhe ushtria qetnike Serbe na ndaloi të gjithëve, unë isha pranë babait tim e kisha shtrënguar dorën e tij kur në atë moment e morrën babain tim nga duart tona. Ky njeri me emrin Trajko Roganovic i cili edhe operonte në Rahovec si polic së bashku me Marko Filipovic (Mustaqi) në atë kohë ishin iniciatorët e gjithë asaj skene të tmerrshme të cilën e pash me sy të një fëmiu adoleshent”, ka shkruar Rexha.
Ai për Nacionale me lot në sy rrëfeu përjetimin e tij, ku tregoi se babin e tij tashmë të ndjerë e kanë burgosur, rrahur e malltretuar. E që sipas tij, si pasojë të tortuarve ai është sëmurë e më pas ka ndërruar jetë.
“Unë dëshmoj se ky person e ka marrë babin tim, e kanë malltretuar”.
Këngëtari thotë se nuk mund të fle, nga ajo se çka ka përjetuar e që e mban në mend.
“Qe një javë nuk jam duke fjetur rehat”.
Rexha thotë se personi në fjalë gjendet në Mal të Zi.
“Unë besoj së pari prej Kryeministrit Dritan Abazoviq që me marrë në pyetje, besoj tek ai”.
VIDEO:
https://fb.watch/k96NhBRoxS/?mibextid=afzh1R







