Zhvillime në veri: Raportohet se strukturat paralele serbe rrethuan Komunën e Zubin Potokut

Strukturat paralele ilegale në Serbi po raportohet se kanë filluar të vendosin rrethoja prej hekuri në objektin e komunës së Zubin Potokut.
KosovaPress duke cituar burime të saj, raporton se në derën kryesore po pengohet qasja për në objekt, ku pritet të bëhet kryetari i ri, Izmir Zeqiri.
“Sot janë parë disa persona në hyrje të objektit të Komunës duke vendosur rrethoja prej hekuri”, ka thënë burimi.






