02LAJME

Zjarri ua mbyti tri lopë dhe 120 zogj, mbi 17 mijë euro dëme për familjen Mehmeti në Vushtrri

Dje paradite, një zjarr i madh ka kapluar stallën e kafshëve të familjes Mehmeti në fshatin Novolanë të Vushtrrisë, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha.

Sinjali mëson se si pasojë e zjarrit kanë ngordhur tri lopë dhe 120 zogj të pulave, teksa tre viça kanë marrë lëndime. Po ashtu, zjarri ka shkaktuar dëme edhe te disa pajisje bujqësore.

Tripika

Bazuar në dëshminë e pronarit, vlera e dëmit sillet mbi 17 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kanë shuar zjarrin në tërësi.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht zhvillimit të hetimeve.

Koha