Si gënjeu ministrja Rozeta Hajdari para 4 muajsh se do mbështesnin sanimin e Omni-Sport, gjendja mbetet e pandryshuar

24 janari do ishte data kur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do vizitonte Mitrovicën, pesë ditë pas vërshimeve të tmerrshme të 19 janarit të cilat shkaktuan dëm rreth 15 milionë eurosh në qytetin edhe ashtu të dobët ekonomikisht, shkruan “Mitropol”.
Në vizitën e saj në qytetin më të varfër në Kosovë, Hajdari do ndalej edhe në Qendrën Multifunksionale “Omni Sport”
Ministrja Rozeta Hajdari viziton Mitrovicën, del t’i sheh dëmet nga vërshimet
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka qëndruar sot për vizitë në Mitrovicë pas vërshimeve të fundit, shkruan “Mitropol”.
Ajo vizitioi bizenset dhe Qendrën Multifunksionale Omni Sport, në të cilën përveç dëmeve materiale, dy persona nga personeli ishin në rrezik për jetë nga vërshimet.

Aty ajo u mirëprit nga kryeshefi Sami Zeka, i cili siç kishte thënë atëbotë Hajdari ua kishte përshkruar situatën e vështirë duke e falendëruar ministren për vizitën dhe mbështetjen.
“Ndërkohë, të gjithë mekanizmat shtetëror vazhdojnë të jenë të angazhuar në sanimin e situatës, si dhe ofrimin e mbështetjes për qytetarët dhe bizneset.”, pati shkruar Hajdari në një status të gjatë në Facebook.
Por, kjo mbështetje për të cilën foli ministrja mbetet vetëm një gënjeshtër e kulluar.
Tash kur kanë kaluar mbi 4 muaj nga vërshimet, në hapësirën e Omni Sport nuk është kryer as edhe një intervenim i vetëm. Të gjitha hapësirat, përfshirë pishinën mbeten ende të mbuluara nga balta e vërshimeve.

Paturpësisht, as Komuna e as Qeveria nuk kanë ndërmarrë asgjë tash e katër muaj, duke e tradhëtuar “Omni Sport’in” në mëshirën e fatit, ani pse dëmtimi i këtij objekti i ka penalizuar shumë nga klubet e qytetit që po zhvillonin aktivitetet e tyre në këto hapësira.
Për më keq, as punëtorët e shumtë të kësaj qendre që paguhen nga taksat e qytetarëve nuk janë lodhir për të larguar as edhe një ‘kaci’ dhé nga hapësirat e objektit./Mitropol/








