Medi
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Detonohet veriu dy herë brenda një ore e gjysmë

Foto ilustrim

Shpërthimet në veri janë sinonim i fillimit të çrregullimit të situatës sa herë që priten zhvillime serioze politike, shkruan “Mitropol”.

Burime të “Mitropol” kanë bërë me dije se vetëm gjatë një periudhe prej një orë e gjysmë janë dëgjuar dy detonime të fuqishme në veriun e vendit.

Tripika

Detonimi i parë është dëgjuar pak pas orës 22:00, gjersa detonimi i dytë sapo ka ndodhur, gjersa ende nuk dihet lloji i mjeteve shpërthyese të përdorura.

Banorët shqiptarë të lagjes “Tre Rrokaqiejt” kanë thënë për “Mitropol” se që të dyja shpërthimet ishin shumë të fuqishme.

Një shpërthim i ngjashëm ka ndodhur edhe më 15 prill dhe një tjetër rreth një javë më parë, gjersa veç në dhjetorin e vitit të kaluar janë dëgjuar rreth 40 shpërthime të herë pas hershme.

Shpërthimet e sontme mund të jenë revoltë e strukturave kriminale në veri pasi data për betimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komunat veriore ka afruar.

Gazeta “Mitropol” ka kontatuar edhe me Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar në lidhje me të gjitha zhvillimet.

Premium Store