Active 2
02LAJME

U bullizua në shkollën “Eqrem Çabej”, fëmiu i klasës së 3-të u bë për psikolog dhe ndërroi shkollën

Bullizmi në shkolla është një problem madhor i hasur në të gjithë botën, i përkufizuar si një përsëritje e qëllimshme e veprimeve negative fizike, verbale apo relative, me qëllim shqetësimin e fëmijëve të tjerë, në situata ku forca nuk është e dyanshme.

Raste të bullizmit po ndodhin edhe në shkollat e vendit tonë, ku me një situatë të tillë së fundmi sipas pretendimeve të një prindi është përballur edhe një nxënës i shkollës “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, raporton ‘Mitropol’.

Medi

Prindi i një nxënësi të klasës së tretë thotë se fëmiu i është nënçmuar e fyer nga shokët e shoqet e klasës për veshjen e tij jo-firmato, për mënyrën e jetesës së tij e poashtu edhe për çështje shumë private familjare.

Shqetësimin prindi e ka shprehur në redaksinë e ‘Mitropol’, i cili tha se u detyrua ta largoj fëmiun nga ajo shkollë, vendi i cili në fakt do duhej të ofronte strehë e siguri aty për secilin fëmijë pa dallim.

Pyetur se a ka kërkuar prindi nga shkolla që situata e tillë të shqyrtohej, prindi u përgjigj: Po kam kerku nje vit resht por kam has ne vesh te shurdher.

Prindi i fëmiut i cili ka qenë viktimë e bullizmit në këtë shkollë, pretendoi gjithashtu se si pasojë fëmija i tij është dashur të trajtohet edhe tek psikologu, për shkak të gjendjes së rënduar të cilën e ka kaluar.

Në fotografinë e mëposhtme, shihet sesi fëmiu i cili ka qenë viktimë e bullizmit, nga mllefi që ka marrë si pasojë e keqtrajtimit nga bashkëmoshatarët e tij, ai ka dëmtuar dhe shqyer fotografitë e përbashkëta me ta.

Gjithashtu në fletëlëshimin i cili jepet kur një fëmijë ndërron shkollën, siç thotë prindi i fëmiut në fjalë, drejtoria e shkollës “Eqrem Çabej” nuk ka cekur arsyen pse fëmiu po largohet nga shkolla, me pretekstin se udhëzimi administrativ nuk lejon të ceket arsyeja.

Para disa javësh ‘Mitropol’ ka raportuar për rastin e gjetjes së cigareve elektronike në çantat e nxënësve të kësaj shkolle, mirëpo çështja është heshtur nga drejtoria e shkollës.

Weelnes