Premium Store
KOSOVËLAJME

Tentoi të kontrabandonte lule dekorative nga Serbia, Policia ndalon 29 vjeçarin

Drejtoria Rajonale Kufitare e Lindjes ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në zonën e Kamenicës dhe Gjilanit.

Sipas njoftimit të Policisë, është ndaluar një automjet i tipit Mercedes me drejtues 29 vjeçarin B.A ku pas kontrollimit të automjetit i i janë gjetur lule dekorative pa dokumente përcjellëse.

Premium Store

“Rreth orës 19:10  në magjistralen Kamenicë-Gjilan  është  ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin m/k me iniciale (B.A.) i moshës 29 vjeçare. Gjatë kontrollit në furgon  janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: Nëntëdhjetë e tri (93) pako, njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1245) vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia.”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell ‘Mitropol’.

 

Pellini