Arbër Elshani iu bën thirrje organeve të sigurisë të mos lejojnë vendosjen e ekranit në sheshin e Mitrovicës

Një ditë para mbajtjes së ndeshjes finale mes KB Trepçës dhe KB Pejës, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka informuar se Komuna e do të vendos në shesh një ekran të madh për ndjekjen e ndeshjes për shkak të interesimit të madh.
Kundër këtij organizimi ka dalur ish-zyrtari i KB Pejës, Arbër Elshani i cili e kundërshton për shkaqe sigurie, përcjell ‘Mitropol’.
Ai u ka bërë thirrje edhe organeve të sigurisë të mos e lejojnë vendosjen e këtij ekrani, sepse bën presion tek ekipi pejan.
Elshani gjithashtu ka dhënë edhe një propozim, që nëse vendoset ky ekran të vendoset më larg palestrës./Mitropol








