Dyshime për hajdutë, pesë vëllezër sulmojnë me armë zjarri policët civil dhe njëri tjetrin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, vëllezër, të cilët kishin gjuajtur me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit pas dyshimeve për hajdutë në shtëpinë e tyre.
Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit persona kishin gjuajtur edhe në drejtim të policëve civil, pasi që nuk ishin në dijeni se kush ishin, por që nuk pati pasoja.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM DHE VJEDHJE GRABITQARE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Lagja Përroi i Njelmët, rr. Okarina, Prishtinë 20.05.2023-21:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.







