Medi
KOSOVËLAJME

Deputetja mitrovicase e VV-së: Koordinimi me SHBA-në, i nevojshëm

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arjeta Fejza në emisionin Speciale përmes një lidhje direkte me ekipin e Kana10 ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Zveçan.

Sipas saj bandat e organizuara po mundohen ta parandalojnë një proces i cili është në pajtueshmëri më ligjin e Kosovës.

Aurora Group

“Pas situatës së fundit kur protestuesit serb e fshijnë me sprejë flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në të është vendosur shenja Z”, dhe bandat e organizuara po mundohen ta minimalizojnë një proces i cili është paraparë me ligjet në fuqi me Republiken e Kosovës dhe legjitimiteti dhe Kushtetueshmëria e Kosovës nuk duhet të vihet në pyetje”, tha ajo.

Ajo shton se kordinimi me aleatët është i domosdoshëm por që zbatimi i ligjit është detyrë e shtetit të Kosovës.

“Ne nuk po bëjmë strategji politike në vetëm po e zbatojmë ligjin, dhe kordinimi me aleatët tonë është i nevojshëm dhe ne jemi në kordinim të plotë me miqët tanë nga Amerika mirëpo zbatimi i ligjit është detyrë e shtetit të Kosovës”, u shpreh deputetja e VV-së./Gazeta10

Koha