
Drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre Jakup Krasniqi, Ramë Buja e Sokol Bashota, ishin takuar me ish-shefin e parë të Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Larry Rossin.
Në një video të publikuar nga faqja në facebook “Kosovanews”, në takimin e mbajtur në Shtabin e UÇK-së, në fshatin Dragobil të Malishevës, del se ishte i pranishëm edhe tash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pos Rossin, në takim, siç tregojnë pamjet, kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikan.
VIDEO E PLOTË:
VIDEO EKSKLUZIVE – Albin Kurti gjatë luftës në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, me zyrtarë të lartë amerikanë
Posted by KosovaNews on Wednesday, June 8, 2022








