Active 2
KOSOVËLAJME

Abdixhiku drejtuar Kurtit: thirrje e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për rastin e kidnapimit të Policëve të Kosovës sot, shkruan ‘Mitropol’.

Abdixhiku tha se policët e rrëmbyer i presim në shtëpi si dhe lirimi i tyre është domosdoshmëri.

Medi

Sipas tij, ky është borxhi i Republikës së Kosovës përballë agresionit luftënxitës të Serbisë.

“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”, tha tutje Abdixhiku./Mitropol

Koha