TEB
KOSOVËLAJME

Lajçaku rendit tri kërkesat e BE-së për Kurtin e Vuçiqin dhe jep detaje nga takimet

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje lidhur me takimet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

TEBTEB

Përmes një postim në Facebook ku ka treguar për aktivitetet e tij gjatë javës që po e lëmë pas, ai ka treguar se në emër të Bashkimit Evropian ua ka prezantuar të dy palëve tri elementet në të cilat duhen të fokusohen.

TEB

Emisari Evropian ka thënë se fillimisht nevojitet depërshkallëzimi i situatës, pastaj zgjedhjet e reja në veri dhe kthimi në Marrëveshjen e Ohrit.

“Në emër të BE-së, pritshmëritë tona të qarta ua prezantuam të dyja palëve, të fokusuara në 3 elemente: 1/ depërshkallëzimi 2/ zgjedhje të reja në veri 3/ kthim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar ai.

Më tutje Lajçak ka shtuar se në ditët në vijim do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë me të dyja palët, duke shtuar se do të ndjekin nga afër zhvillimet në terren.

TEBTEB