Për festën e Kurban Bajramit hapet club-i që do ta ndryshojë jetën e natës në Mitrovicë, performojnë Dafina dhe Ledri
Jetës së natës në qytetin e Mitrovicës do t’i jepet edhe më shumë kuptim që nga data 28 qershor, shkruan ‘Mitropol’.
“Alpha club” është clubi më i madh në Mitrovicë, i cili do të ofrojë muzikë dhe shërbim profesional duke synuar që të prezantoj jetën e natës në një tjetër nivel.
Ky club ka funksionuar tash e 5 vite si ‘Fabric Club”, kurse tash një grup të rinjësh e kanë rimodeluar dhe shndërruar në një vend për festa dhe ‘ndeja’.
Lokacioni mbetet i njëjtë: Zona Industriale Mitrovicë, por vjen me emrin e ri “Alpha Club”. Krejt çka mbetet, është që të vizitohet për tu argëtuar, pasi që do të hapet për festën e Kurban Bajramit, duke filluar nga ora 22:30.
Hapjen do ta bëjnë dy nga këngëtarët më të pëlqyer në trojet shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula të cilët do të ofrojnë një natë të magjishme.