“Pse duhet të kemi zgjedhje të reja në veri’- Vjen mbështetja e parë për Kurtin nga SHBA-të
![](https://mitropol.net/wp-content/uploads/2023/07/C47A14FC-C2C5-4DEB-AE7B-6FA9F855DBA6-scaled.jpeg)
Kongresisti amerikan nga Partia Republikane, Keith Self, ka komentuar sitën në veri të Kosovës, duke thënë se kryetarët e katër komunave në veri janë zgjedhur në mënyrën e duhur.
Ai kështu, i është drejtuar zëvendës-ndihmës Sekretarit për Çështje Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Douglas Jones, në Komisionin për Punë të Jashtme.
“Kryetarët e komunave u zgjodhën në mënyrën e duhur. Ata që fitojnë, marrin zyret. Pse bëni thirrje për zgjedhje të reja? Pjesëmarrja e ulët ndodh gjatë gjithë kohës në SHBA… Ju nuk do të tërhiqeni Serbinë nga orbita e Rusisë”, i është drejtuar kongresisti Self, Jonesit.