02LAJME

Pronari i Qumështores “Aldi” kërcënohet nga ish-burri i punëtores: Largoje nga puna ose t’vi me vllazni

Dje u raportua për një rast të kanosjes që ka ndodhur një Mitrovicë, ku një grua është kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj lidhur me punën e saj. I dyshuari e ka kanosur seriozisht viktimën, duke i kërkuar që ta lë punën dhe për të mos mbaruar me kaq është marrë edhe me shefin e saj.

Roadside
Market Florenti

Rasti nuk mbaroi pas denoncimit të asaj qe kishte ndodhur, pasi i dyshuari e ka kërcënuar edhe shefin e kompanisë ku ish-gruaja e tij punon, Qumështores Aldi.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari i kësaj kompanie, Kadri Durmishaj, ka raportuar në Polici se është kanosur nga i dyshuari, i cili sërish i ka kërkuar që ta largojë nga puna ish-gruan e tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari e ka telefonuar Durmishajn, duke e kushtëzuar, se nëse e pushon nga puna ish-bashkëshorten e tij, do ta pësojë keq.

Rasti është konfirmuar edhe nga Durmishaj i cili tha për Sinjalin se tashmë me rastin janë duke u marrë organet kompetente.

Duke mos dashur të flasë më shumë rreth ngjarjes, Durmishaj tha se “punëtorja momentalisht është duke punuar”.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast tjetër ndaj të dyshuarit, për veprën penale “Kanosje”.