Medi
02LAJME

Policia konfirmon raportimin e Mitropol për vdekjen e një personi në Tjegullore: Një 52 vjeçar ra nga lartësia e shtëpisë

Pak minuta më parë “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për një rast të vetvrasjes në lagjen “Tjegullore” pranë Mega Market “Florenti” në Mitrovicë.

Personi që sipas burimeve të “Mitropol” kreu vetvrasjen dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë së tij tri katëshe.

Active

“Mitropol” raportoi se në vendin e ngjarjes kishin arritur ekipet e shëndetësisë dhe ekipet forenzike nga Policia e Kosovës. Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e Mitrovicës me auto-ambulacë.

Lajmin për vdekjen e një personi e konfirmoi për “Mitropol” edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për vdekjen e një 52 vjeçari i cili ka rënë nga lartësia e katit të tretë të shtëpisë së tij në rrugën ‘Ismail Loshi’ rreth orës 15:23”, tha ai.

“Mitropol” posedon edhe identitetin e plotë të viktimës por nuk do e postojë për shkaqe etike.

Active