KOSOVËLAJME

Kurti: Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të diskutuar mbi sulmin e armatosur serb në veri të Kosovës.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka deklaruar se hetimet faktojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni, derisa ka bërë thirrje që Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

“Kryeministri Kurti theksoi që dëshmitë e mbledhura përgjatë hetimeve të realizuara pas sulmit kriminal dhe terrorist, faktojnë e dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, për të cilin Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht. Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën ishte hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe mbështetur një agresion të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti e ka falënderuar Sarraznin për vizitën dhe për angazhimin e tij në këtë çështje.