02LAJME

“Me shenjë të kryqit në gjoks”, Enis Rama flet lidhur me personat e dyshimtë në xhuma

Para rreth dy orësh ka ndodhur një rast i dyshimtë tek xhamia “Isa Beg” në Mitrovicë.

Market Florenti
Roadside

U raportua se dy persona të dyshimtë ishin futur në mes të besimtarëve.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

Rastin e ka konfirmuar edhe imami i xhamisë, Enis Rama. Ai ka thënë për Jepi zë se personat kishin shenja të kryqit në gjoks.

“Bëhet fjalë për dy turistë ku njëri prej tyre me shenjën e kryqit të ekspozuar në gjoksin e tij ka hyrë në xhami dhe është ulë në mesin e besimtarëve. Disa besimtarë kur e kanë parë kanë dyshuar në të për shkak të sjelljeve dhe pamjes së tij e kanë lajmëruar Policinë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Rama thotë se ka marrë informata nga Policia dhe është konfirmuar se nuk ka diçka serioze.

“Pas xhumasë morra informata se nuk ka diçka serioze dhe gjithçka ka përfunduar si më së miri”, ka shtuar Rama.