02LAJME

Dyshohet për një person të mbytur në Ibër, Klubi i Zhytjes “Trepça” niset për kërkim-shpëtim

Një person i nacionalitetit serb nga Leposaviqi dyshohet se ka përfunduar i mbytur në ujërat e Ibrit në veri, mëson “Mitropol” nga burime të veta.

Me të marrë informatën, Policia e Kosovës ka kontaktuar me klubin e zhytjes “Trepça” të cilët janë duke u nisur drejt veriut në mision kërkim-shpëtimi.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Ende nuk dihen detaje tjera në lidhje me viktimën.

Kryetari i klubit, Liridon Ahmeti tha për “Mitropol” se janë gjithmonë të gatshëm të ofrojnë ndihmë në këto raste.

Mitropol do ju mbajë të informuar për rastin.