Active 2
KOSOVËLAJME

Aksion i Gjykatës Speciale, fillojnë bastisjet në Prishtinë

Foto ilustrim

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar në Prishtinë, ku tashmë kanë filluar bastisjet.

Aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

eKiosk

Burimet brenda Policisë kanë bërë me dije se tashmë është bastisur shtëpia e ish shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ku sipas informacioneve të para janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje edhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Rastin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Artan Qerkini.

Ai ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës./Mitropol/

Weelnes