Medi
KOSOVËLAJME

Arrihet marrëveshja, minatorët ndalin grevën

Foto ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Minierën e Trepçës mes sindikatës dhe përfaqësuesve të Qeverisë u arrit marrëveshja, shkruan Mitropol.

Në minierë ishin prezent deputetët Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Halil Thaçi të cilët diskutuan me grevistët.

Active 1

Siç mësohet ata u dakorduan që pagat e minatorëve të dalin nga data 6 deri 10 e muajit, si dhe kryeshefi aktual, Enis Abdurrahmani do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij edhe për gjashtë muajt e ardhshëm deri sa të shpallet konkursi i ri për kryeshef.

Poashtu e diskutueshme ishte edhe pjesa që minatorët grevistë të mos suspendohen.

Përndryshe minatorët ishin në grevë tash e 10 ditë, ku kërkesat e tyre ishin që pagat t’iu dalin jo më larg se data 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore për minatorët.

Dukato 1