02LAJME

Bastisen katër lokacione në veri, arrestohen disa doganierë e 1 polic

Foto ilustrim

Një aksion i Prokurorisë Speciale ka nisur sot në orët e hershme tê mëngjesit, ku në pranga kanë përfunduar së paku shtatë doganierë e një polic.

Doganierët e arrestuar janë shqiptarë dhe serb, e të cilët janë arrestuar në veri të vendit.

Weelnes

Një nga doganierët e arrestuar është nga jugu i Mitrovicës.

Aksionin për Mitropol e ka konfirmuar zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.

Koha