
Policia e Kosovës dje kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona në Mitrovicë të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” në Vushtrri, shkruan Mitropol.
Të dyshuarit me inicialet R. I. 41 vjeçar, dhe M.M., 40 vjeçar, jane të dy shtetas të Republikës se Kosovës.
“Dy të dyshuarit dyshohen se me datën 14 nëntor 2023, në Vushtrri kanë kryer veprën penale” vjedhje e rëndë”. “ thuhet në njoftimin e policisë.
Atyre pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë ’
Mitrovicë, 22 nëntor 2023
Sot, me datën 22 nëntor 2023, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Mbi dyshime të bazuara dhe provave materiale të siguruara janë arrestuar dy të dyshuarit R. I. 41 vjeçar, dhe M.M., 40 vjeçar, të dy shtetas të Republikës se Kosovës.
Dy të dyshuarit dyshohen se me datën 14 nëntor 2023, në Vushtrri kanë kryer veprën penale” vjedhje e rëndë”.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.








