Premium Store
LAJME

E tmerrshme: Dy radiatorë i bien në trup nxënësit, dërgohet me urgjencë në spital

Një muaj më parë është bërë renovimi i shkollës “Zenel Hajdini” në Terstenik të Drenasit me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga ShBA-ja.

Mirëpo edhe pse është përuruar që disa jave, e njëjta po vazhdon të këtë punë të pa kryera.

Aurora Group

Për shkak të punëve të pa kryera, për të cilat rajoni ka raportuar para një jave, sot rreth ores 10:20 të mëngjesit ka ndodhur një incident në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Terstenik, ku nxënësit të klasës së 7’të i kanë rënë dy radiatorë të pa montuar në trup, përkatësisht në këmbë.

Rajoni ka mësuar se si pasojë e këtij incidenti dhe plagëve të marra, i njëjti është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësorë në QKUK./Rajoniorg

Active