
Mbi 2000 kilogramë duhan janë konfiskuar sot në veri të vendit.
Kapja e kësaj sasie të madhe është bërë sot rreth orës 15:00, në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.
Sasia e konfiskuar është dërguar në doganë, teksa nuk ka ndonjë person të arrestuar.
Ky nuk është malli i vetëm që është konfiskuar në veri të vendit.
Prej rastit të Banjskës, Policia ka konfiskuar produkte të shumta në këtë pjesë të vendit.








