KOSOVËLAJME

Këta janë terroristët serbë të shpallur në kërkim nga INTERPOL’i për sulmin në Banjskë

Organizata ndërkombëtare policore INTERPOL ka lëshuar një urdhër arresti për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe biznesmenin kontrovers serb Millan Radoiçiq dhe 11 persona të tjerë për sulmet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës, është konfirmuar për median serbe “Nova”.

Siç ka mësuar Paparaci nga burime të mirë informuara terroristët që janë shpallur në kërkim nga INTERPOL-i janë: Millan Radojiçiq, Danillo Vasiq, Lazar Smigiq, Marjan Radojeviq, Millorad Kërstoviq, Millorad Jevtiq, Momcillo Vukotiq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Stefan Radojkoviq, Stefan Jovanoviq, Trajko Vasiq, Uglesha Jerediq, Urosh Milliq, Velko Gjorgjeviq, Vlladimir Radivojeviq, Vlladimir Vukotiq, Vllasimir Andriq, Vukashin Jarediq, Aleksandar Millosavleviq.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Paparaci ka mësuar ekskluzivisht nga burimet se të njëjtit janë shpallur në kërkim lidhur me sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë ku mbeti i vdekur polici i Kosovës, heroi i kombit, Afrim Bunjaku.