
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në pjesën veriore të vendit.
Ky aksion është zhvilluar nga ana e Drejtorisë për Hetim, Krim Ekonomik dhe Korrupcion.
Sipas informacioneve është hasur ne një depo në të cilën ka pasur mallra pa dokumente përkatëse.
Lidhur me rastin është njoftuar njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.








