Active 2
02LAJME

Sulmoi Policinë në Zubin Potok, gjykata merr këtë vendim ndaj serbit

Foto ilustrim

Ditën e djeshme u raportua se në Zubin Potok pati gjuajtje me armë zjarri mes Policisë së Kosovës dhe disa kontrabandistëve, shkruan Mitropol.

Pas përleshjes, Policia e Kosovës arriti të arrestojë njërin nga të dyshuarit, i cili quhet Dragoslav Igrutinoviç, ndërkaq tjetri gjendet ende në arrati.

Dukato 1

Dragoslav Igrutinoviç sot doli para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku prokurori i rastit propozoi paraburgim ndaj të njëjtit.

Burime të Vëzhguesit brenda gjykatës marrin vesh se është refuzuar masa e paraburgimit dhe të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Dragoslav Igrutinoviç po akuzohet për veprën penale “sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “kontrabandim i mallrave”.

Koha