Medi
02LAJME

Serbi sulmon dhe i then xhamat e makinës serbit tjetër, viktima trajtohet në spitalin e Mitrovicës

Një serb ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.

E kjo pasi që sipas policisë është sulmuar fizikisht nga një serb tjetër në Zveçan, pas një mosmarrëveshje.

Medi

I dyshuari i ka dëmtuar edhe xhamat e veturës së viktimës.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Weelnes