Aurora Group
KOSOVËLAJME

Veton Elshani: Ne jemi gati për çdo skenar, përderisa Milan Radoiçiq është i lirë

Rreth paralajmërime të fundit që ka sërish rigrupime të grupeve terroriste, ka folur zëvendës-drejtori i Policisë në Mitrovicë të veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se për vet faktin që organizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radojçiqi është i lirë, na bën të kuptojmë që Policia e Kosovës dhe Institucionet e Sigurisë duhet të jenë të kujdesshme.

Medi

“Situata është e qetë po në rast se ndodh diçka ne do të merremi me atë situatë”, tha ai.

Tutje Elshani tha se në mbarë veriun ka mjaftueshëm Policë të Kosovës, ndërsa patrullimet kufitare kryhen edhe në bashkëpunim me KFOR-in.

Ai mes tjerash përmendi edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, i cili tha se ka qenë sulm me përmasa të mëdha armatimi.

“Për ne nuk ka qenë me rëndësi që ka ndodhë, por me rëndësi ka qenë të reagojmë dhe të dijmë si të reagojmë”, tha tutje Elshani.

Koha