Aurora Group
02LAJME

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë dhe Skënderaj për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme, njësitet policore në Mitrovicë dhe Skenderaj, në tri raste të ndryshme kanë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë poseduar lëndë narkotike në mënyrë të paautorizuar, shkruan Mitropol.

Arrestimi i dy të dyshuarve shtetas të Republikës së Kosovës është realizuar në Skenderaj, ku gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.9 gram dhe 2.0 gram.

Medi

Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit të tretë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është realizuar në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 9.1 gram dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Ndaj tre të dyshuarve, pas intervistimit janë iniciuar raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Premium Store